Ditën e sotme u përhapën lajme se drejtuesit e Milan po punojnë për mundësinë e rikthimit në Itali të sulmuesit shtatlartë Zllatan Ibrahimoviç.
Suedezi që më parë ka qënë pjesë e rëndësishme e kuqezinjve, aktualisht luan në SHBA te LA Galaxy, por asnjëherë nuk ka mohuar mundësinë e një rikthimi në Europë. Megjithatë i pyetur rreth kësaj çështje trajneri i Milan Xhenaro Gatuzo u shpreh se nuk ka informacion, duke lënë në errësirë të gjithë kuriozët dhe tifozët.