Zlatan Ibrahimovic dhe agjenti i tij, Mino Raiola ndodhen në Torino.
Lajmin e raporton “Premium Sport”, duke sjellë entuziazëm në radhët e tifozëve të Juventusit që ëndërrojnë sulmuesin suedez në skuadrën e tyre.
Për momentin është thjesht një sugjerim, por sigurisht që dëshira e madhe e tifozëve bardhezi është të shohin në sulm treshen Higuain-Dybala-Ibrahomivic.
Sulmuesi suedez është drejt riaftësimit të plotë pas dëmtimit që pësoi pak javë para se të përfundonte sezoni gjatë një ndeshjeje me Manchester United.
Ibra nuk është më një futbollist i ‘djajve të kuq’ dhe prej kohësh po kërkon një tjetër ‘strehë’.
Nuk është ende i qartë motivi i vizitës së Ibra-s dhe Raiola-s në Torino, por dihet nga të gjithë se objektivi i sulmuesit suedez, ashtu si edhe i Juventusit është triumfi në Champions League.
A do të ketë një rikthim të Ibrahimovic te Juventusi? Kjo mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim…
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.