Gjergji Muzaka, lojtari i Skënderbeut ka qenë një nga më të mirët e pjesës së parë të kampionatit. Golat e tij kanë qenë deçiziv dhe ai ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, ishte ai që i dha shumë shpresë Skënderbeut.
Por, muaj dhjetor nuk ishte më i miri për skuadrën dhe për vetë futbollistin, i cili në një analizë që ka bërë për “Rtsh-Sport”, ka cekur të gjitha problematikat e ekipi.
Ai ka thënë: “Pas çdo ndeshje ulemi dhe diskutojmë, e aq më tepër pas rezultateve të këqija, ku kemi pasur mungesë fati apo mungesë përqendrimi dhe dihet pas rezultateve të atilla edhe ana pozitive është pak e ngarkuar.
Kryesorja është që të rikthehemi sa më shpejt aty ku na takon, aty ku kemi qenë gjithë këto vitet e fundit, duke u rikthyer të cilësitë e fazës së parë.
Në dy fazat e mbetura ne duhet të shohim përpara. Po diskutohet prej një viti e gjysmë çështja e CAS dhe dënimi, por ne jemi të përqendruar te puna jonë në fushë. Skënderbeu nuk është se e kaq aq shumë të domosdoshme merkaton. Skuadra e ka elementin dhe cilësinë dhe ne duhet që të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer. Kemi qenë në krye dhe shpesh kemi ndërruar edhe vendin me Partizanin. Duhet që të jemi optimist për të ardhmen
Po punojmë shumë me anës piskologjike, duhet që të vazhdojmë të tregojmë “uri”, ka lojtarë të rinj brenda ekipit dhe duhet që ta mësojnë këtë lloj mentaliteti që ka klubi. Besoj se do të rikthehemi shumë shpejt”.