Marco Reus është rikthyer nga dëmtimi më i fortë se kurrë dhe në 3 ndeshjet e fundit në Bundesliga ka arritur që të shënojë 3 gola. Gjermani duket se ka lënë pas dëmtimet dhe tashmë po gjen ritmin e duhur duke u risjellë edhe njëherë në vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës. Interesimi ndaj tij nuk ka munguar kurrë, por ai sërish së fundmi tregon se e dashuron fanellën e Dortmund.
Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë të re me verdhezinjtë. Kontrata e re është nënshkruar deri në vitin 2023. Një shenjë kjo që tregon se Reus nuk do që të largohet nga Dortmund dhe do që të vazhdojë aty ringritjen në karrierën e tij.