Ka qenë mbrëmje për t’u harruar ajo e djeshmja për Elseid Hysajn dhe Napolin. Fitorja bindëse e Juventusit ndaj të kaltërve ka shtuar presionin ndaj skuadrës dhe teknikut Carlo Ancelotti. “Partenopei” kaluan të parët në avantazh, nuk i rezistuan dot presionit të bardhezinjve. Hysaj e vuajti gjatë gjithë mbrëmjes përballjen me Ronaldon dhe portugezi doli i fituar në të gjitha rastet ndaj anësorit shqiptar.
Mediat italiane e kanë vlerësuar si lojtarin më pak rezultativ të ndeshjes, duke theksuar se 24-vjeçari nuk bën një punë të mirë në prapavijë.
Pretendimet e Napolit për të fituar kampionatin po lëkunden seriozisht pasi fitores së radhës së kampionëve në fuqi të Italisë.