Trajneri i Luganos Fabio Celesti e vlerësoi maksimalisht sulmuesin e Shqipërisë Armando Sadiku, i cili luajti për herë të parë pas 6 muajsh në sfidën e humbur me Thunin në kampionatin zviceran 1-3.
Për mediat vendase, Celesti theksoi se ai beson se 27-vjeçari do të rikthehet te forma e tij e mirë për të ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave.
“Armando u rikthye nga një dëmtim shumë i rëndë ku dhe unë e aktivizova në një përballje të vëshitrë. Tek ai gjatë kësaj kohe kam parë një dëshirë të madhe dhe një uri për të fituarm, megjithëse i vetëm nuk bën dot gjë. Do të na ndihmojë shumë për të arritur objektivat e këtij sezoni. Kundërshtari luajti si një skuadër, prandaj e morëm edhe këtë humbje”, bëri me dije për mediat Celesti.
Sadiku ka lënë mbresa pozitive gjatë kohës që është aktivizuar me Luganon duke realizur plot 38 gola në 62 ndeshje. Rikthimi i tij te Lugano është parë si mënyra e duhur për të ndihmuar në ecurinë e këtij sezoni Luganon.