Trajneri dhe specialisti i futbollit Redi Jupi analizoi cilësitë e teknikut italian që përflitet se do të marrë drejtimin e Shqipërisë Edi Reja. Në “Proçesin Sportiv”, ai vlerësoi faktin se italiani 73-vjeçar i promovon lojtarët e rinj në skuadër.
“Ka shumë eksperiencë si trajner. Reja ka bërë mirë te Atalanta dhe Lacios. Këta të fundit ai i ndryshoi shumë në lojë. Është trajner që preferohen të mbrohet, por e lejon dhe lojën e organizuar. E mira e tij është se i promovon të rinjtë në skuadër. U krijon hapësirë në ekip. Kemi nevojë për këtë gjë. Nëse do të inkuadrojë 2-3 emra të rinj në kombëtare, që kanë vlerë dhe cilësi, kjo do të na jepte kompaktësi”, deklaroi Jupi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.