Eros Grezda nuk do të presë më shumë për të luajtur ndeshjen e parë si titullar me Glasgoë Rangersin. 23-vjeçari që u transferua në Skoci në ditët e fundit të merkatos, luajti disa minuta në fitoren e skuadrës së Steven Gerrard ndaj Dundee United 4-0.
Në takimin e fundit për Europa League, lojtari kuqezi e ndoqi ndeshjen e plotë nga stoli. Megjithate, trajneri Steven Gerrard e ka vlerësuar si tani momentin më të përshtatshëm për t’i dhënë besim të plot ëish-futbollistit të Osijekut. Sipas mediave skoceze, Grezda e ka të garantuar debutimin e plotë në sfidën e radhës së Rangers ndaj St. Johnstone.
Legjenda e Liverpoolit Gerrard ka folur me superlative për mesfushorin e avancuar shqiptar. Të gjithë shpresojnë që Grezda të kthehet në yll të futbollit skocez.