Dejvi Bregu ishte protagonist në fitoren e Skënderbeut 1-0 kundër Flamurtarit. Mesfushori vlonjat arriti të shënonte golin e vetëm të takimit duke i dhënë 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij. 23-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar në radhët e korçarëve për shkak të paraqitjes së tij në fushë.
Megjithatë në ndeshjet e fundit, ai e ka justifikuar besimin e dhënë nga trajneri Orges Shehi. Së fundmi, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i dhënë mesazh të qartë të gjithë kritikëve: “Zoti është i vetmi që mund të më gjykojë. Askush tjetër”, përfundon ai.
Kujtojmë që deri më tani, Bregu ka arritur të shënojë 5 gola në 13 ndeshje të luajtura.