I ati i Xherdan Shaqirit, Hysen Shaqiri ka dhënë një intervistë për mediat kosovare vetëm pak orë para se të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë. Ai ka shpjeguar se është krenar për arritjet e të birit dhe zbulon në fund se nuk do vazhdojë të qëndrojë në Angli në të ardhmen, pasi për kosovarin kanë ardhur oferta nga shumë skuadra.
“Herën e fundit kam folur dje me Xherdanin, e kam pyetur dhe më ka thënë që jam i gatshëm dhe më ka premtuar që ka për të dhënë maksimumin deri në pikën e fundit, por fatit nuk i dihet. Kam emocione shumë të mëdha por së pari jam i gëzuar që është mirë me shëndet. Tani fatit nuk i dihet dëshira ime është që të fitojmë. Të arrijë fëmija yt në këtë pikë është diçka e madhe për prindin sepse me sport mund të arrish gjithçka. E para Zvicra na ka ndihmuar dhe na kanë përkrahur gjithmonë. Kosovën nuk e heq asnjëherë nga goja. Dua ta shikoj këtë ndeshjen pasi kam ftuar dhe miq për ta parë live. Nëse nuk vjen askush, kam vendosur të dal në Gjilan dhe ta shiokoj me familjen. Kërkesa për Xhakën ka nga e gjithë Europam, por deri tani nuk kemi planifikuar asgjë. Ai do largohet nga Anglia pasi për të ka shumë oferta nga Turqia, Gjermania dhe shumë shtete të tjera”, është shprehur i ati i Xherdan Shaqirit.