Emri i Elseid Hysajt del sërisht sërisht në skenën e skuadrës katalanase të Barcelonës. Ylli i mbrojtjes së Kombëtares Shqiptare, ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Dhe pse Napoli kërkon ta mbajë në ekip yllin shqiptar në rast të një oferte të majme largimi edhe mund të diskutohej.
Hysaj është përmendur si një zëvendësues shumë i denjë i Dani Alves nga mediat spanjolle. Ky i fundit është larguar për te Juventusi në Seria A italiane. Në analizën që bëjnë mediat spanjolle Barcelonës i mungon lojtari që mund të zëvendësojë Alves në rolin që ka pasur në fushë. Edhe pse pritet që Sergio Robert të luajë në atë pozicion, duhet thënë që ai nuk është pozicioni i tij natryral. Prandaj transferimi i Hysajt do të shndërrohej në një interes real, nëse palët do të arrinin të nisnin negociatat.