Napoli ka arritur të fitojë në fushën e vështirë të Benficas. Skuadra italiane ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-1 ndaj portugezëve, me një lojë të dominuar. Mbrojtësi, Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim dhe në krahun e djathtë ai ishte i pakalueshëm.
Golat për Napolin u shënuan nga Callejon dhe Mertens, ndërsa për Benficën ngushtoi rezultatin Jimenez në minutën e 87-të.