Elseid Hysaj nuk e ka vënë në diskutim se mbetet një futbollist i Napolit, pavarësisht spekulimeve të mediave italiane dhe shqiptare. Mbrojtësi i djathtë pret vetëm nisjen e sezonit të ri, pasi ia ka lënë në dorë zgjidhjen e kontratës menaxherit të tij. Në lidhje me sezonin e ri, objektivat, rivalitetin për titull, 24-vjeçari ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin televiziv italian “Tv Luna”.
Përveç vlerësimeve që i ka bërë lojtarëve të rinj, Hysaj ka theksuar se ardhja e ish-yllit të Real Madridit Cristiano Ronaldo te Juventusi e “zbukuron” më tepër garën për titullinm kampion. Ai nuk i ka bërë bisht sfidës së përballjes në fushë me 33-vjeçarin. Në raport me titujt, Napoli nuk duhet të përqëndrohet vetëm te kampionati italian, por duhe të japë maksimumin në secilin kompeticion. Champions League e josh së tepërmi jo vetëm Hysajn, por çdo futbollist, prandaj Napoli duhet të bëjë të pamundurën për të shkuar sa më larg.