Elseid Hysaj duket se është larg Napolit. Ancelotti nuk e ka në planet e para kuqeziun dhe e nis nga stoli. Ndeshjen e djeshme ai nuk është aktivizuar asnjë moment dhe kështu duket se largimi është afër.
Sipas britanikes “Mirror”, Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë një ofertë 20 milionë funte për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit në dritaren e transferimit të janarit. Hysaj është një objektiv i gjatë i teknikut, Maurizio Sarri, i cili ka punuar me mbrojtësin shqiptar që prej vitit 2016, fillimisht te Empoli dhe më pas te Napoli.