Elseid Hysaj është telenovela e kësaj merkatoje verore. Anësori shqiptar ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Seria A këtë sezon dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re. Napoli ka afruar trajnerin e ri Carlo Ançelotti dhe mesa duket Hysaj është i pakënaqur me këtë lëvizje nga ana e drejtuesve të skuadrës.
Prestigjozja “The Sun” raporton se 24 vjeçari është shumë pranë ekipit të Chelsea-s, pasi mesa duket “Blutë e Londrës” janë pranë marrëveshjes me Maurizio Sarrin. Në fakt ky është një lajm shumë i qarkulluar në mediat e huaja, megjithëse ende nuk ka diçka zyrtare, por megjithatëmbetet për t’u parë nëse do të kemi diçka zyrtare në ditët e ardhshme.