Sapo është mbyllur ndeshja e kampionatit të italian në Seria A mes Genoas dhe Napolit. Në pjesën e parë ky takim është mbyllur 1-0 për vendasit, të cilët e kanë zhbllokuar rezultatin nga një gol me kokë, e ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 59-të takimi është ndërprerë nga reshjet e shiut, por për pak minuta kja rifilluar përsëri.
Më një lojë shumë të vështirë, sepse topi kishte vështirësi nga uji i pranishëm në tapetin e gjelbërt, megjithatë kjo nuk i pengoi të besuarit e Carlo Ançelotit që të kthenin rezultatin në favor të tyre.
Në këtë ndeshje Hysaj ka luajtur 90 minuta, ku relativisht ka bërë një performancë të mirë, por në momentin kur Napoli pësoi golin, u duk se lojtari shqiptar nuk ishte pozicionuar mirë për të markuar kundërshtarin.