Në prag të ndeshjes miqësore me Ukrainën Elseid Hysaj ndër të tjera ka folur edhe për ish-teknikun e Napolit, Maurizio Sarri, i cili është larguar nga skuadra me ardhjen e Carlo Ançelottit.
“Largimi i Sarrit nuk ishte aspak i mirë, sepse me të kam kaluar 6 vite. Tashmë Napoli ka firmosur me Ançelottin dhe ne të gjithë e dimë sa shumë ka fituar ai dhe sa shumë dëshiron të fitojë. Përsa i përket të ardhmes time janë të gjitha spekulime, sepse unë nuk di asgjë rreth kësaj çështjeje”, është shprehur mbrojtësi.