Duket se Hysaj sa po kalojnë ditët është edhe më afër Chelseat. Shkak për këtë është bërë Igli Tre. Sa do e çuditshme të dëgjohet, drejtori sportiv i Lazios ka zgjidhur ngërçin në një farë mënyre mes dy skuadrave.
Lazio nga ana e saj ka bërë një ofertë të majme për Zappacostën, lojtarin e Chelseat. 13,5 milionë euro i ka ofruar ekipi i kryeqytetit italian për lojtarin. Kështu tek londinezët e Chelseat është hapur një vend për një mbrojtës dhe Sari nuk e fsheh emaptinë që ka për lojtarin shqiptar.
“Evening Standart” raporton se De Laurentis kërkon plot 45 milionë euro, të cilat do ta bënin të mendohej mirë stafin drejtues te Chelseat.