Pas fitore së arritur ndaj Kukësi, Flamurtari ndodhet në vendin e 3-të në renditje duke afruar edhe më shumë me skuadrën verilindore. Këtë javë skuadra vlonjate do të luajë në shtëpi përballë Luftëtarit që si objektiv ka mbijetesën. Me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook, klubi i Flamurtari ka njoftuar tifozët për çmimet e biletave për ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00.
Çmimet e biletave variojnë nga 200 lekë e deri në 400 lekë e 700 lekë në tribunën qendrore si dhe hyrja falas për femrat. Në Vlorë është rritur besimi pas rezultateve pozitive dhe në këtë ndeshje mund të ketë shumë tifozë të pranishëm në stadium.