Në përfundim të ndeshjes Tirana – Flamurtari, trajneri i vlonjatëve Gugash Magani ka mbledhur skuadrën në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Selman Stermasi”. Tone të larta, ultimatum dhe shumë nervozizëm. Kjo ka qenë situata tek Flamurtari menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja.
Konferenca për mediat e trajnerit Magani për shkak të kësaj mbledhje është shtyrë dhe gazetarëve i është dashur të presin më tepër se 20 minuta. Rezultatet negative në javët e fundit e kanë bërë kaotike situatën tek Flamurtari.