Teuta humbitakimin ditën e djeshme me Kukësin, ku pësuan tre gola dhe nuk arritën që të realizonin asgjë. Në këtë ndeshje përpos rezultatit negativ, Teuta ka humbur dhe kapitenin Rustem Hoxha.
Ky i fundit ka zgjatje të ligamenteve të këmbës së djathtë, çka bën që ai të mungojë për tre javë. Raporti i detajuar mjekësor ka sjellë këtë përfundim, i cili detyron trajnerin Çezare Bexhi që të bëjë llogaritë ndryshe për ndeshjet e radhës në kampionat.