Frank De Boer, trajneri i Interit i trembet Romës para ndeshjes që do të luhet nesër në mbrëmje në “Olimpico”. Zikaltërit humbën në Europa League të enjten në mbrëmje, ndërsa romanët fituan 4-0. Situata jo e njëjtë e dy ekipeve tremb holandezin, i cili nuk jep shumë garanci për takimin e nesërm.
“Roma mund të mposhtë çdo skuadër. Roma është një skuadër e fortë. Kanë lojtarë të shkëlqyer në çdo pjesë të fushës. Dyja ekipet duan fitore në këtë mbrëmje. Jemi dy ekipe me shumë kualiteti. Ne vetëm kemi nevojë për kohë që të jemi atje ku e meritojmë”.