Humbja e Skënderbeut ndaj Kukësit në Superkupën e Shqipërisë ka treguar se kampionët nuk janë ende në formën e tyre më të mirë.
Një gjë të tillë e ka kuptuar edhe trajneri Andrea Agostineli, i cili së fundmi ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’i gjejnë kundërshtarë për të zhvilluar ndeshje miqësore para startit të kampionatit.
Kundër Flamurtarit në kampionat, Skënderbeu nuk kërkon të zhgënjejë sërish tifozët dhe për këtë arsye, trajneri italian kërkon të shohë edhe njëherë gjendjen e të tijve para nisjes së sezonit të ri.