Luftëtari u mund javën e kaluar nga Flamurtari me rezultatin 2-1, megjithatë në kampin bluzi janë optimistë për sfidën e radhës ndaj Korabit. Ky takim do të luhet përballë publikut gjirokastrit, ndaj të gjithë shpresojnë për një fitore.
Qendërmbrojtësi Bojom është njëri ndaj lojtarët që është besimplotë për këtë sfidë, teksa ka deklaruar që do të shënojë gol ndaj skuadrës së drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu. Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Korabit është përcaktuar të luhet nesër në orën 14:00, në stadiumin “Luftëtari” të Gjirokastrës.