Bayern Munich nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin kilian, Arturo Vidal. Lojtari i bavarezëve iu nënshtrua një operacioni në gju dhe tashmë e ka mbyllur sezonin, duke humbur ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid.
Bayern e ka siguruar kampionatin dhe është një ndeshje larg finales së Kupës së Gjermanisë, një sukses që do të ishte për të 6-in vit radhazi për kampionët gjerman, ashtu sikusre në kampionat. Vidal është një lojtar kyç për ekipin e tij, duke bërë mjaft mirë balancën mes mbrojtes dhe mesfushës.
Në ndeshjet e sezonit të kaluar kundër Real Madrid, Arturo Vidal ishte protagonist në të dyja ndeshjet, pasi në të parën shënoi gol, ndërsa në të dytën doli nga fusha e lojës me karton të kuq.