Padyshim që kur bie në syrin e një trajneri si Pep Guardiola padyshim që do thotë që ke talent dhe je një lojtar me të ardhme në futboll. Duket se i tillë është edhe Bersant Celina i cili aktualisht luan te Ipswich Town në Championship , por i huazuar nga ekipi i Manchester Cityt. Mesfushori kosovar që më parë ka luajtuar me moshat e Norvegjisë ka zgjedhur që tashmë të përfaqësojë Kosovën.
Deri në këto momente në kategorinë e dytë të futbollit në Angli, Celina është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Ipswich ku ka shënuar 7 gola. 21-vjeçari po ecën në ritme të mira dhe në periudhën e fundit nuk është aktivizuar shumë për shkak të dëmtimeve. Gjithsesi ai vazhdon të jetë në vëmendjen e Cityt dhe Guardiolas që duket se te kosovari kanë gjetur një lojar të së ardhmes.