Trajneri i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo, ka njoftuar mediat se skuadra e tij do të bëjë të paktën edhe një blerje tjetër, por nuk ka thënë gjë se ajo blerje do të jetë Pogba.
“Është e sigurt që do të ketë edhe një blerje tjetër. Mos më pyesni për Pogba sepse nuk është lojtar i imi dhe mua nuk më pëlqen kur trajnerët e tjerë flasin për lojtarët e mi. Kemi kohë deri më 31 gusht për t’u plotësuar në merkato edhe pse do më pëlqente të përfundonim transferimit para fillimit të kampionatit”, ka thënë trajneri portugez.
Junajtid mendohet se do të paguajë plot 110 milion euro te Juventus për të siguruar shërbimet e francezit Pogba.