Pas Erblina Bicit, që arriti të fitojë Kupën e Italisë me skuadrën e saj të Novarës, është një tjetër kuqezi që ka arritur një triumf historik. Bëhet fjalë për volejbollistin e kombëtares së meshkujve, Gazmend Husaj, që ka fituar Kupën e Francës.
Husaj, i cili aktivizohet me skuadrën e Tours, mposhti në finalen e madhe Shomont me rezultatin e pastër 3-0. Gjithashtu, skuadra ku aktivizohet kapiteni i kombëtares është në rrugë të mbarë edhe në luftën për titull në kampionatin francez. Plot 9 pikë distancë nga vendi i dytë janë shumë për Tours, që këtë sezon kërkon të bëj dopietë titujsh në Francë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.