Ka rezultuar fatsjellëse Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura për sportistët shqiptarë, me kuqezinjtë që janë larguar nga Stambolli me tri medalje.
Luiza Gega është emri që intrigon më tepër, me atleten që arriti të rrembejë medaljen e arit në garën e 3000 metrave. Ajo që ra në sy ishte dominimi i saj, që e mbylli garën me thuajse 20 sekonda më shpejt se rivalja e saj më e afërt.
Distanca prej 7.70 metra i dha medaljen e argjendë atletit të kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj. Gjithsesi, një rezultat shumë larg pritshmërive, pasi rekordi i tij është 8.08 metra. Me medalje u largua dhe Franko Burraj. Talenti i atletikës shqiptare mori medaljen e bronzit në garën e 400 metrave, teksa vendosi dhe rekordin e ri kombëtar, 47″76′.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.