Superdueli i peshave të rënda midis Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt ka nisur të ndezë emocionet pa zbritur në ring. Në seancën e matjes së peshave në Los Angeles të dy boksierët u mbajtën në distancë nga njëri-tjetri për të shmangur çdo të papritur pas përplasjes fizike dhe verbale që patën të mërkurën.
Wilder regjistroi peshën trupore 96 kg, kurse britanike kapi vlerën 116.4 kg. Të dy duelojnë për titullin WBC ditën e shtunë.
“Bronze Bomber” mban aktualisht gjerdanin e peshave të rënda me rekord 40 fitore dhe asnjë humbje (39 me KO), kurse “Gipsy King” ishte kampion i disa kategorive WBA, WBO dhe IBF kur rrëzoi nga froni Wladimir Klitchkon në 2015. Për gati 3 vite, atiu iu hoq licenca për abuzim me alkoolin dhe drogën për të përballuar problemet mendore.
Kjo konsiderohet si njëra prej përballjeve më të mëdha në historinë e boksit dhe të shtunën do të mësohet dhe kampioni më i fuqishëm i botës.