Milan pak ditë më parë ka transferuar Gonzalo Higuain nga Juventus. Në këto rrethana drejtuesit e kskuadrës po mendojnë të largojnë lojtarin që e morën me shumë bujë dhe ai është Andre Silva, i cili me shumë mundësi, të paktën ashtu sikurse raportojnë mediat italiane është në negociata me Sevillan në Spanjë.
Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse diçka e tillë do të finalizohet, pasi merkato po shkon drejt fundit dhe koha është e shkurtër për të bërë të tilla “pazare”.