Higuain ka folur sot përpara mediave për herë të parë si lojtar i Milan. Argjentinasi është prezantuar përpara gazetarëve me bluzën me numrin 9, duke shprehur dhe kënaqësinë e tij që është pjesë e kuqezinjve.
“Është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e Milanit. Këtu më donin të gjithë dhe bënë çdo gjë për të më sjellë. Ndërsa te Chelsea më donte vetëm trajneri Sarri. Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë”, është shprehur argjentinasi në lidhje me transferimin.
Ndërkohë përsa i përket objektivave me skudrën, sulmuesi ka thënë se do bëjë gjithçka për ta kthyer Milanin në nivele të larta. “Dua ta kthej këtë klub në nivelet më të larta, aty ku i takon”, ka mbyllur fjalën e tij Higuain.