U luajtën para tre ditësh, katër takimet e fundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat. Në këtë mënyrë, janë përcaktuar tashmë skuadrat gjysmëfinaliste. Vllaznia, Tirana, Flamurtari dhe Skënderbeu për U-17 dhe Partizani, Tirana, Besa e Flamurtari për U-19 janë ekipet gjysmëfinaliste.
Sot në ambjentet e FSHF-së është hedhur shorti per gjysëmfinalet e Kupës se Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19.
Gjysëmfinalistet e u-17 janë Vllaznia-Skënderbeu dhe Tirana-Flamurtari. Në gjysëmfinalistet U-19, Partizani do të përballet me Besën dhe Tirana do të presë sërish Flamurtarin .
Ndeshjet gjysëmfinale do të luhen të shtunën dhe të dielën e ardhshme.