Liveperuli dhe Bayern Munchen janë vënë pas Hazard, por këtë herë nuk është Eden Hazard. Bëhet fjalë për vëllain e tij Thorgan Hazard që aktivizohet te Borusia Muncheglabah. Sulmuesi belg është vënë në shenjestër të të dy klubeve gjigande Europiane.
Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të humbasin shërbimet e tij, por në rast se lojtari dëshiron të largohet kjo gjë mund të ndodh gjatë merkatos së verës. Pas Hazard te Çelsi, tashmë është edhe vëllai i tij në qendër të merkatos. Gjatë verës pritet të zbardhet e ardhmja e dy sulmuesve belg.