Kombëtarja e Kosovës U-19 ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në futbollin ndërkombëtar.
Përfaqësuesja u mund nga Austria me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm u shënua nga Lema në minutën e 56. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 6 të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 “Finlanë 2018”.
Ndeshja e radhës për Kosovën është pas tre ditësh përballë Izraelit.