Lewis Hamilton nuk di të ndalet. Piloti britanik triumfoi në Çmimin e Madh të Kinës, teksa koleksioni fitoren e tij në garën e 1000 të Formula 1. Kampioni në fuqi bëri një garë spektakolare.
I nisur nga vendi i dytë, Hamilton besoi deri në fund te fitorja duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podit. Pas tij u rendit shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas. Vetëm vendi i tretë për pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel.
Pas kësaj fitoreje, Hamilton kryeson renditjen e përgjithshme me 68 pikë, 6 më shumë se Bottas dhe 31 më shum së Vettel i vendit të katërt. Në klasifikimin e konstruktorëve, Mercedes kryeson me 130 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 73 dhe Red Bull me 52.
Renditja:
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.