Ish-futbollisti i Prishtinës, në Superligën e Kosovës, Anel Rashkaj ka komentuar eksperiencën e tij 2 mujore te ekipi kosovar edhe pse ishte parashikuar që ajo të zgjate dy vite, por planet ndryshuan dhe kjos sipas asaj që shpjegon mesfushori kishte të bënte me kushtet e stërvitjes, profesionalizmin por edhe kushtet e tjera që sipas Rashkajt ishin të tmerrshme
“Unë jam profesionist dhe normalisht kërkoj disa kushte për të ushtruar profesionin tim. Kam 11 vite që luaj në nivele të mira dhe u riktheva të ndihmoja Prishtinën, por në radhë të parë për arsye familjare. Mund të them se ishte e tmerrshme sesi zhvillohej stërvitja, profesionalizmi, kushtet dhe të gjitha faktorët e tjerë. Të rinjtë në Kosovë kanë dëshirë të madhe për futbollin por ajo që duhet të rritet është patjetër profesionalizmi, me këtë do tërheqim më shumë drejt futbollit por edhe do të risim nivelin, është shprehur filimisht 28-vjeçari.
Rashkaj ka komentuar dhe pezullimin e Skënderbeut nga UEFA, për të cilin thotë: “Ka pasur gjithmonë tentative për ta prishur futbollin, që kur ne jemi pranuar në FIFA dhe UEFA. Them se dënimi i Skënderbeut do t’iu bëj mirë të gjithëve, pasi do të mësojnë nga kjo dhe do arrijnë të kuptojnë se rruga tjetër është më e mirë”, mbyll komentin e tij ish-futbollisti i ekipit të Prishtinës që aktualisht është pjesë e ekipit të AFC Eskilstuna në Suedi.