Guardiola ka nisur punën në ekipin anglez të City vetëm para dy ditësh. Faza përgatitore me skuadrën do ti shërbejë teknikut për të vendosur për lojtarët të cilëve do t’iu besojë formacioni, kush nuk bën pjesë në planet e tij, çfarë përforcimesh i duhen e të tjera si këto.
Në dorë të teknikut në lidhje me vendimin që do të marrë është edhe talenti i Kombëtares së Kosovës Bersant Celina. Lojtari që ka qenë pjesë e të rinjve te City, është grumbulluar për t’u stërvitur nga Guardiola. Ai së bashku me lojtarë të tjerë që nuk janë të angazhuar me kombëtaret e tyre do të stërviten nën drejtimin e teknikut.
Talenti kosovar është vetëm 20 vjeç dhe ka luajtur që nga viti 2012 me të rinjtë e ekipit të Manchesterit. Ndërsa për kombëtaret e moshave Celina fillimisht ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Norvegjisë.