Ylli i Atletico Madridit Antoine Griezmann pritet nga dita në ditë të vishet me fanellën e Barcelonës.
Sulmuesi francez nuk e ka fshehur dëshirën që të luajë në “Camp Nou”, por drejtuesit e Atleticos nuk do të pranonin të dorëzoheshin përballë presionit katalanas. Mësohet se “El Colchoneros” i kanë ofruar rinovim kontrate. Ndërsa pala katalanase po ngulmon për të blerë një tjetër lojtar të spikatur të “Rojiblancos”, por duhet të paguajnë klauzolën e largimit prej 300 milion €.
Futbollisti nga ana tjetër në mision me kombëtaren e “Gjelave” ka njoftuar se çështja e tij do të marrë përgjigje këtë javë.
” Është mirë që po interesoheni! Ka dhe një javë kohë. Mendoj se do ta zbulojmë të vërtetën brenda kësaj jave”, shprehet sipas “Sports Mole” sulmuesi 27-vjeçar i kampionëve të Europa League.