Franca do të ndeshet me Uruguajn në çerekfinale më datë 6 korrik, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante për atë që kanë treguar të dyja skuadrat deri tani.
Por futbollisti i “gjelave” Antuan Griezman ka ulur ndjeshëm pritshmëritë për këtë sfidë duke deklaruar se ajo ka për të qenë një ndeshje e mërzitshme.
“Pres një ndeshje me ritëm shumë të ulët. Uruguaj do të luaj ashtu siç luan dhe ekipi im Atletiko dhe do të mundohen të na fusin në këtë kurth. Parashikoj një ndeshje mjaft të mërzitshme”, deklaroi “ylli” i Atletiko Madrid.