Pak ditë më parë iu bashkangjit Prishtinës në stërvitje, por kjo gjë mund t’i shkaktojë probleme mesfushorit kosovar që sapo ka firmosur për “Topçinjtë”. Sipas një shkrimi të “The Sun”, trajneri francez i londinezëve, Arsen Wenger, ka mbetur i zemëruar për atë që ka bërë futbollisti.
“Futbollisti i Arsenal, Granit Xhaka, rrezikon zemërimin e trajnerit Arsen Wenger, sepse ai u stërvit me klubin kosovar FC Prishtina në vendlindjen e prindërve të tij”, shkruan The Sun.