Golden State Warriors stratosferikë. Skuadra nga Oackland duket se nuk ka rivalë në Konferencën e Perëndimit pasi sigloi një tjetër fitore në gjysmëfinalen e dytë kundër Utah Jazz. 115-104 e mbylli sfidën e dytë skuadra e Steve Kerr në “Oracle Arena” me Kevin Durant që regjistroi 25 pikë dhe 11 ribaunde. Gjithsesi, nuk ishte Durant por Green ai që iu kundërpërgjigj taktikës mbrojtëse të Utah me plot 21 pikë, ndërsa i përhershmi Steph Curry shtoi 23 të tjera për ta çuar në 6 numrin e ndeshjeve të Golden State pa humbje në play off. Në krahun tjetër për ekipin nga Salt Lake City Gordon Hayward nuk mjaftoi pasi qëndra e Jazz i vetëm nuk mundi të bënte shumë në Kaliforni. 33 pikët e tij shërbejnë thjesht sa po statistika, ndërsa Rudy Gobert regjistroi 16 pikë dhe po kaq asiste. Tashmë seria e përballjeve do të zhvendoset në Utah ku të Dielën do të luhet përballja e tretë dhe Utah ka mundësinë për të rihapur sfidën.
Në duelin e Lindjes, Washington tronditi Boston 116-89 në një ndeshje të shoqëruar nga tensioni i lartë pasi 3 lojtarë lanë parketin. Ndeshja e tretë e zhvilluar në “Verizon Center” nisi me ritmin e duhur për kryeqytetasit që startuan me avantazhin e 22 pikëve. Në krahun tjetër, skuadra nga Masacusets e pagoi shtrenjtë formën jo të mirë të yllit Isaiah Thomas që e mbylli mbrëmjen me vetëm 13 pikë. Wizards u frymëzuan nga i përhershmi John Wall që me 24 pikë, dhe 8 asiste e ndihmoi skuadrën e tij të qëndrojë në lojë pasi shifrat e serisë tashmë janë ngushtuar në 2-1. Ndeshja u nxeh në periodën e dytë kur pas një bllokimi të ashpër të Olynyk, Oubre shkaktoi kaos pas shtyrjes së kundërshtarit. Arbitrat arritën ta menaxhonin me vështirësi situatën duke vërshëllyer 8 faulle reknikë dhe duke përjashtuar 3 lojtarë. Ndeshja e katërt do të zhvillohet po në Washington të Hënën. /supersport