Kevin Durant prezanton arsenalin e rëndë duke u bërë një lojtar vendimtar për Golden State Warriors që shkatërron edhe në duelin e tretë play off Utah Jazz 102-91 duke e cuar në 3-0 avantazhin ndaj kundërshtarëve, vetëm një fitore larg finales së Perëndimit.
Me 38 pikë personale ish qëndra e Oklahomas ndërtoi suksesin e shtatë rresht në play off për skuadrën e Steve Kerr që me shumë mundësi do ta presë biletën të Hënën në mbrëmje në pritje për të njohur kundërshtarin e radhës. Durant arriti të bënte gjithçka vetë në këtë përballje, madje të përplasej edhe me një tifoz.
Në krahun tjetër, Utah tentoi të qëndronte në lojë deri në mesin e periodës së tretë por nuk arriti të ruante ritmin frenetik të nënkampionëve duke u larguar pothuajse përfundimisht nga gara sepse asnjë ekip në të gjithë historinë e NBA nuk ka arritur ta kthejë disavantazhin 3-0.
Golden State e bëri ndryshimin kur Durant gjeti mbështetje në sulm, ndërsa në periodën e katërt, mbrojtja i bëri ballë skuadrës së Utah edhe pse Gordon Hayward me 29 pikë dhe Rudy Gobert me 21 të tjera tentuan të bënin surrizën në Salt Lake City. Ylli tjetër i skuadrës, Steph Curry ngriti frenat e dorës duke kursyer energji në ndeshjen e drejtuar nga Durant. Ai shënoi vetëm 23 pikë por 11 vendimtare në periodën e katërt. Edhe Klay Thompson nuk arriti të shkëlqente, kjo për faktin se trajneri i kishte ngarkuar detyra mbrojtëse në këtë përballje.
Një ndeshje që ka vetëm një përfundim me Utah që nuk arriti t’u bënte ballë sulmeve të kundërshtareve në 6 minutat e fundit por konfirmohen një skuadër kompakte edhe pse një shkallë më poshtë Golden State./Supersport