Golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në fitoren 2-1 kundër Serbisë, kanë nxitur reagimin e mbarë shqiptarëve në mbarë botën, por edhe të zvicerianëve.
Së fundmi edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar teksa uron djemtë shqiptarë për golat e shënuar, por ndihet krenare që në përfaqësuesen e tyre ka dy lojtarë si Xhaka dhe Shaqiri.
“Zvicër – Serbi 2-1, bravo djema, krenarë me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin”, shkruhet në faqen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.