Sapo është mbyllur pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro”. Bardhezinjtë kanë kaluar që në minutat e para në avantazh me anë të kroatit Mario Maudzukiç, që e ka shfrytëzuar shumë mirë një krosim të Aleks Sandros nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje me kokë e ka dërguar topin në rrjetë.
Më pas Milani ka fituar një penallti me anë të VAR, por që Gonzalo Higuain nuk e dërgon topin në rrjetë, sepse Shezni tregohet shumë i saktë duke e pritur topin, që më pas është përplasur në shtyllë. 0 – 1 mbyllen 45 minutat e parë. Të presim deri në fund të ndeshjes si do të përfundojë kjo supersfidë.