Shumë shtrenjtë i kushtojë Manchester United-it goli i Martial kundër Newcastle. Goli i barazimit 2-2 përballë kundërshtarëve vërtet hapi rrugën për fitore, por nxori nga arkat e ekipit 10 milionë euro.
Kjo është shuma që Manchester United do i paguajë Monacos, pasi në 2015 që u bë transferimi i francezit, në kontratë thuhej se nëse sulmuesi shënon 25 gola në kampionat deri në 2019, atëhere do paguhet kjo shumë. Për kuriozitet nëse Martial do të ishte kandidat për “Topin e Artë” deri në 2019 atëherë ekipi anglez do të paguante dhe 10 milionë euro të tjera. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.