Ish-mesfushori i Holandës Nigel de Jong i është kthyer edhe një herë episodit të goditjes me shkelm në gjoksin e kolegut Xabi Alonso në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010.
Futbollisti i Mainz 05 i shpëtoi mrekullisht ndëshkimit me karton të kuq duke ia hedhur me karton të verdhë.
Sot pas 8 vitesh ai ka folur për atë moment të shumëdebatuar. Ish-mesfushor i Manchester Cityt dhe Milanit nuk e quan të qëllimshme ndërhyrjen e tij ndaj ish-futbollistit të Realit.
” Doja vetëm të luaja, ky ishte qëllimi im i vetëm. Nuk e pashë Alonson që po vinte sepse ndodhej në krahun që nuk kisha pamje. Nuk e prisja të merrja karton të kuq sepse e kuptova që ishte një incident i pafat. Ne jemi parë ( me Xabi Alonson), por nuk kemi folur kurrë për atë moment. Është thjesht një episod i historisë së futbollit. Ai incident mori shumë vëmendje. Mbase një ditë do të takohemi prapë dhe do të pijmë ndonjë birrë dhe me siguri që do të qeshim rreth asaj goditjeje. Në fund ai (Alonso) fitoi ndeshjen. Mendoj se ai qeshi i fundit”, deklaron për “FourFourTwo” mesfushori me tipare mbrojtëse de Jong