Vllaznia do të luajë këtë javë me Skënderbeun, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Ky takim ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, por për shkak të rigjenerimit të fushës, me gjasë kjo sfidë do të zhvillohet në një impiant të ri.
Shkodrasport ka postuar një foto ku tregon gjendjen e tapetit, ku shihet bari i ri që ka nisur të mbijë. Por, tapetit të impiantit shkodran i duhen disa ditë më shumë që të jetë gati për të pritur një ndeshje miqësore.