Reali i Madridit nuk është skuadra e vetme në garë për Christian Eriksen. Sipas asaj që shkruan “Daily Mirror” në garë për talentin danez është futur edhe Manchester United.
Frika nga një largim i mundshëm i Paul Pogba dhe Juan Mata e shtyn United që të hidhet në sulm për mesfushorin e Tottenham Hotspur. Kartoni i 24 vjeçarit vlerësohet me rreth 120 milionë euro.
Përpos Realit dhe Manchester United, interes për Eriksen ka shfaqur edhe Juventusi, por nuk dihet se sa serioze është kjo ide.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.