Cesk Fabregas po kalon momentet e fundit te skuadra e Çelsit dhe largimi i tij është mëse i sigurt. Spanjolli pas ardhjes se trajnerit Sarri ka përfunduar në stolë dhe në këtë mënyrë po mendon të largohet nga anglezët. Milani është skuadra më e interesuar për lojtarin, por ditët e fundit në skenë ka dal dhe ekipi i Manchester City.
Trajneri Guadiola e njehë mjaft mirë lojtarin që nga koha që të dy kanë qenë pjesë e Barcelonës. Kontrata e spanjollit përfundon në fund të sezonit dhe Çelsi nuk dëshiron ta humbasë me parametra 0 dhe kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit. Manchester City pritet të dërgojë një ofert në drejtim të lojtarit rreth 6 milionë euro. Në ditët në vijim ngelet për tu parë e ardhmja e mesfushorit spanjoll.